Qyteti më i madh në botë ku nuk mund të shkoni me veturë

0

 

Iquitos në Peru është qyteti më i madh në botë ku ju nuk mund të shkoni me veturë.

I rrethuar nga malet, një qytet me popullsi prej gjysmë milioni, është destinacioni juaj nëse dëshironi aventura, transmeton Indeksonline.

Por, atje ju mund të shkoni vetëm me aeroplan ose me varkë nëpër ujë.

Në shekullin 17-të, spanjollët u vënë në kontakt me vendasit dhe që nga atëherë popullata ka qenë në kontakt me shumë qytete të tjera.

Ju këtu mund të shijoni ekskursione të gjata brenda xhunglës, të lundroni nëpër lumin Amazon dhe të shijoni mrekullitë, të shihni kafshët që nuk i shihni çdo ditë.

PËRGJIGJU