Maturantët shfaqin interesim për mundësit e arsimit të lartë që ofrohen në Preshevë

0

 

Në ambientet e degës së Universitetit Internacional të Novi Pazarit ishte një numër i konsiderueshëm i nxënësve maturantë të shkollës së mesme profesionale në Preshevë. Në një atmosfer positive, ata u pritën nga stafi, administrata dhe kordinatori Universitetit, ku u njoftuan me mundësit e aplikimit dhe regjistrimit të studentëve të rinj nga muaji qershor dhe informacionet rreth fakulteteve e drejtimeve, si dhe kushteve e mundësive të tjera gjatë studimeve. Gjithashtu, gjatë prezences së maturantëve, u prezentuan shkurtimisht disa prej aktiviteteve kryesore që kanë realizuar studentët e Universitetit tone, gjatë procesit akademik, pjesmarrjes , angazhimeve dhe interesave të tjera.

Nxënësit maturant shprehën kureshtje për punën e universitetit dhe treguan interesim për mënyrat e regjistrimit dhe mundësit e të qenurit pjesë e universitetit Internacional dega në Preshevë që nga viti ardhshëm akademik.

Ne i urojm suksese të gjithë maturantëve gjatë kryerjes së vitit të fundit shkollor në kuadër të shkollave të mesme dhe i motivojm që të vazhdojm me studimet e larta universitare./presheva.com/

PËRGJIGJU