Lenjani: Çudi, nuk jam ftuar në kombëtare

0

 

Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë pas 12 ditësh sfidën e parë për kualifikueset e “Euro 2020”, ku do të presë përfaqësuesen e Turqisë.

Lista e lojtarëve të grumbulluarve ende nuk është bërë e ditur, por gjithsesi polemikat duket se kanë nisur edhe përpara se të dalë zyrtarisht.

Ermir Lenjani ka reaguar në llogarinë e tij në “Instagram”, duke shkruar: “Çuditërisht nuk jam ftuar për ndeshjet e muajit mars nga Kombëtarja…”. Mbrojtësi i majtë po zhvillon një sezon mjaft pozitiv në Zvicër, teksa ka qenë pjesë kyçe e Sionit, ndërsa në dy ndeshjet e fundit ka munguar për shkak dëmtimi.

PËRGJIGJU