Maradona përsëri baba, i dalin 3 fëmijë në Kubë

0

 

Diego Armando Maradona ka tre fëmijë në Kubë dhe do të udhëtojë atje për t’i njohur ligjërisht ata, deklaroi avokati i tij për mediat argjentinase.

Kampioni i botës në vitin 1986, i cili momentalisht është drejtor teknik i klubit meksikan Dorados de Sinaloa, ka edhe 5 fëmijë të tjerë nga 3 lidhje të mëparshme. Sipas avokatit Matias Morla, ai do të shkojë në ishullin në Karaibe në mes të këtij viti dhe do të kryejë atje testet e ADN-së për të njohur më pas atësitë. Ai tha se fëmijët ishin të femrave të ndryshme dhe se Diego kishte kontaktuar personalisht me ta dhe kishte në plan që t’u jepte mbiemrin e tij.

Maradona ka kaluar katër vjet në Havana në vitet 2000 për t’u kuruar për varësinë ndaj drogës. Gjatë asaj periudhe ai krijoi një miqësi të pazakontë me liderin kuban Fidel Castro, me të cilin fliste që në orët e para të mëngjesit për politikë apo sport, duke e mbështetur në rrugën drejt rikuperimit të plotë.

 

Megjithatë, i çliruar nga mediat që e ndiqnin hap pas hapi, Maradona shijonte edhe jetën e natës në Havana duke frekuentuar klubet më të mirë. Pasi u nda nga bashkëshortja ai shihej shpesh me femra të reja kubane.

PËRGJIGJU