Merimanga ha gjarprin

0

 

Një grua në Australi kapi disa kuadro të asaj që bën shumë të lehtë të kuptohet pse shumë turistë janë të frikësuar nga bota e kafshëve të atij kontinenti.

Robyn McLennan në shtetin australian Victoria ishte duke u përballur me një skenë të frikshme në Gapsted Wines, kur ajo vuri re se një merimangë e kuqe gërmonte atë që besonte se ishte një foshnje e një gjarpri australian – pseudonaja textilis.

Në vend se të vrapojë dhe të bërtasë ashtu sikurse veprojnë shumica e njerëzve, Robyn vendosi të afrohej dhe të regjistrojë skenën. Ajo postoi fotot në Facebook, ku shkruante se pas një kohe merimanga e ngriti gjithë gjarprin në ajër.

Merimangat e kuqe, sipas rangimit, i takojnë grupit të vejushave dhe janë të njohura për atë se kohë pas kohe gjahtojnë gjarpinjtë ose hardhucat.

Ato zakonisht prenë e madhe e kafshojnë para se të reagojë, duke i lëshuar një helm para se ta hanë.

Shumë prej komentuesve u shprehën të frikësuar nga ajo që panë dhe disa prej tyre madje nuk mund të besonin se një merimangë mund të mbysë një gjarpër.

“Nuk do të besoja sikur të mos e shihja”, tha Robyn, kur njëri prej komentuesve e pyeti se si mundet merimanga të bëjë diçka të tillë.

PËRGJIGJU