M United fitoi Superkupën, debutoi Adnan Januzaj

0

 

409x32291684M_United_fitoi_Superkupen,_debutoi_Adnan_JanuzajTrajneri i ri i Manchester United, David Moyes e ka nisur me trofe aventurën me ish-ekipin e Alex Fergusonit, teksa arriti të fitojë finalen e superkupës së Anglisë në stadiumin Wembley, përballë ekipit Wigan me rezultatin 2:0.

Ylli holandez, Van Persie ishte protagonist absolut i sfidës, duke realizuar një dygolësh, pikërisht atë që i dha fitoren djajve të kuq.

Moyes, që kishte besuar verbërisht gjatë gjithë verës te 30-vjeçari, e mori shpërblimin e tij pas vetëm 6 minutash lojë, kur holandezi shënoi golin e parë në portën e bardhebluve. Ndërsa goli i dytë u shënua në minutën e 60-të.

Pasi ka luajtur disa ndeshje miqësore me Manchesterin, shqiptari Adnan Januzaj ka debutuar zyrtarisht për ekipin e tij, duke fituar superkupën e Anglisë, edhe pse sulmuesi shqiptar ka hyrë në fushë në minutën e 83-të. Ai ka zëvendësuar pikërisht heroin e këtij takimi, Van Persein.

PËRGJIGJU