Bujanoc: Sherri mes nxënësve në “Sezai Surroi” mund ta anulojë ekskursionin?

0

 

Probletmet mes nxënësve nga vendbanimet e ndryshme që vijojnë mësimet në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc nuk janë edhe të rralla, ka patur raste kur është dashur të ndërhyjë policia por edhe raste që akoma janë në procedura penale. Fenomeni i përleshjeve fizike mes të rinjëve nga vendbanimet e ndryshme është i kahmotshëm, asnjë gjeneratë nuk ka mundur ti shpëtojë këtyre mosmarrveshjeve, gjë që as vet nuk e dijnë përse vije deri tek kjo. Si çdo vit edhe këtë vit janë organizuar aktivitetet për ti ndihmuar nxënësit me kushte të vështira financiare që mos të ndahnen ga shkokët gjatë rëalizimin e ekskursionit, por jo edhe gjithçka shkoi siç duhet. Në turnirin humanitarë që ishte organizuar në futboll të vogel, nën organizimin e parlamentit të nxënësve i përkrahur edhe nga profesorët e edukatës fizike, me qëllim të ndihmohen maturantët për ekskursion. Filloi mirë, por nuk përfundoi siç pritej. Kemi nevojë për vetpërmbajtje dhe vetkontrollë. Veprimet e pahijshme i ulin vlerën edhe sportit, qoftë edhe humanitar, është shkruar në faqen zyrtare të shkollës.

Presheva.kom ka kontaktuar drejtorin e shkollës Zejni Fejzullahun i ci ka deklaruar se “të martën kemi mbledhje me Këshillin e prindërve, ku do të bisedohet mundesia e realizimit apo mosrealizimit të ekskursionit me maturantë. Sot ka filluar turniri humanitar në futboll të vogël, por kah fundi i lojës ka ardhur deri te përleshja e dy nxënësve përkatësisht lojtarëve. Pastaj disa nxënës të papërgjegjshëm kanë ndikuar që të ndërpritet ndeshja. Problemet kanë vazhduar edhe gjatë daljes së nxënësve në oborr të shkollës, përkatësisht jashtë shkollës. Me intervenimin e personelit të shkollës, policit dhe vet nxënësve, gjithçka është normalizuar për pak minuta. Menjëher janë ftuar prindërit e nxenësve që u përfshinë në ngjarje dhe u dakorduan që raste të tilla të mos përsëriten” ka deklaruar Fejzullahu për presheva.kom. sipas drejtorit, mund edhe të ndodhë që të anulohet ekskursioni./presheva.com/

PËRGJIGJU