7.6 C
Gjilani
Monday, April 22, 2019
DASH: Maqedonia e Veriut shënon progres në mediumet dhe gjyqësi

DASH: Maqedonia e Veriut shënon progres në mediumet dhe gjyqësi

0

 

Në Republikën e Maqedonisë ka avancim në mediumet dhe gjyqësi, por mbetet të zgjidhen edhe disa probleme të rëndësishme si korrupsioni, theksohet në raportin më të ri për të drejtat e njeriut të Departamentit amerikan të shtetit.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në vitin 2018 ka ndërmarrë aktivitete për të hulumtuar, akuzuar dhe të dënuar persona zyrtarë policorë të cilët kanë bërë keqpërdorime, ndërsa autoritetet në vend kanë pasur kontroll efektiv ndaj shërbimeve të sigurimit, por megjithatë ekziston nivel i lartë i korrupsionit, thuhet në raport.

Më tej qëndron se “Qeveria ose agjentët e saj nuk kanë kryer vrasje arbitrare ose të paligjshme”.

“Burgjet dhe paraburgimet shtetërore nuk arritën t’i implementojnë standardet ndërkombëtare dhe në disa raste, në pajtim me raportin për parandalim nga tortura e Këshillit të Evropës nga tetori i vitit 2017, kushtet do të mund të përshkruhen si mizore, johumane dhe degraduese”, thuhet në raport.

Shtohet se burgjet edhe më tej përballen me mungesën e financave, trajnimin joadekuat të oficerëve policorë dhe korrupsionin.

PËRGJIGJU

-->