Shqiptarët, të tretit për emigrim në botë

0

 

Duke marrë parasysh numrin e popullsisë dhe atyre që kanë emigruar, Bonja e Hercegovina mban një rekord në botë. Gati çdo i dyti boshnjak ndodhet jashtë vendit.

45.6 % e boshnjakëve jetojnë jashtë vendit, derisa 38.9 % e shqiptarëve jetojnë jashtë, duke u renditur në vendin e tretë në botë, përcjell albinfo.ch.

Pas Shqipërisë, indohet Portugalia, Gjeorgjia, Bullgaria, e kështu me radhë.

Deri vonë, disa vende kanë qenë relativisht të mbyllura për migracionin, si nga brenda ashtu dhe nga jashtë.

Siç dihet papunësia dhe kushtet më të mira për jetesë, janë ndër arsyet kryesore të emigrantëve që lënë vendin e tyre, duke kërkuar një jetë më të mirë.

Megjithatë, kohët e fundit ka pasur refuzime nga shtetet e mëdha, që nuk i pranojnë emigrantët, sidomos nga ato vende që konsiderohen të sigurta, e ku bëjnë pjesë edhe ato ballkanike.

PËRGJIGJU