DKRS ka organizuar aktivitete në kuadër të Ditës së Pranverës

0

 

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS), ka organizuar aktivitete të ndryshme kulturo-artistike me fëmijët e shkollave fillore në kuadër të 21 marsit, Ditës së Pranverës.

Ky aktivitet filloi me marshimin e fëmijëve në rrugët e qytetit, duke u shoqëruar me prindërit dhe mësimdhënësit e tyre, të cilët fëmijët kënduan dhe recituan me entuziasëm dhe gëzim.

Ndër të tjera, këta fëmijë aktivitetin e tyre e vazhduan duke mbjellur lule dhe fidane të ndryshme, së bashku me mësimdhënësit dhe zyrtarët e DKRS-së, në hapsirën e Shtëpisë së Kulturës “Isa Kastrati”.

Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport Arianit Ibrahimi u shpreh jashtëzakonisht i kënaqur me këtë organizim dhe tha se ishte i gëzuar të shihte ashtu fytyrat e buzëqeshura të fëmijëve.

Në fund të kësaj, DKRS bashkë me fëmijët organizuan tavolinën me ushqime tradicionale./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU