Granit Xhaka paralajmëron largimin nga Arsenali

0

 

Granit Xhaka, 26-vjeçar, ëndërron ta veshë fanellën e një tjetër klubi të madh para se t’i japë fund karrierës.

Kështu ka lënë të kuptohet vet shqiptari në një intervistë për “Tagblatt.ch”, para ndeshjes së sotme të Zvicrës me Gjeorgjinë.

Xhaka, që po kalon një ndër sezonet më të mira në karrierë me “Topçinjtë”, paralajmëroi se ëndërron të bëjë një hap para në karrierë dhe të luajë për një klub edhe më të madh se Arsenali.

“Jam shumë ambicioz, dhe dua të bëj një hapa para. Arsenali mund të mos jetë ndalesa e fundit”, tha Xhaka, transmeton Ekonomiaonline.

Pas kësaj, 26-vjeçari ndoshta mund të jetë duke e konsideruar largimin nga Arsenali në afatin kalimtar të verës.

PËRGJIGJU