“Aktivistë të shoqërisë civile të Preshevës, pjesë e Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Poloni”

0

 

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, në kuadër të Procesit Ballkanik do të mbahet më 4 e 5 korrik në Poznanj të Polonisë, ndërsa temë kryesore tij pritet të jetë ekonomia, mundësia e ndërlidhjes, shoqëria civile, të rinjtë, kultura dhe siguria,derisa për herë të parë,në samit të një niveli aq të lartë, ku pjesmarrës janë të gjithë Kryeministrat e Balkanit Perendimor,dhe ministrat e jashtëm të tyre,do të marrin pjesë edhe dy aktivistë të shoqëris civile nga Presheva.


Valon Arifi e Gani Rashiti nga Qendra për Avokim e Demokraci,pas pjesmarrjës në Konferenën e Shoqërisë  Civile të Balkanit Perendimor,për të nënshkruar Platformën  e Shoqërisë Civile për Demokraci e të Drejtat e Njeriut në Tiranë,janë aktivistët të cilët do të jenë edhe pjesë e Samitit të Polonisë.

Në konferencën e përbashkët e organizuar në Tiranë me përfaqësues nga Kosova,Shqipëria,Serbia,Mali i Zi e Maqedonia,aktivisti Arifi ishte kritik në rolin e shoqërisë civile,duke kërkuar që organizatat me angazhimet e tyre,të funksionon nën misionet që i kanë caktuar vetës, për të mirën e përbashkët, e të dalin jashtë axhendave të partive politike të vendeve ku ato operojn.


Deri sa Arifi promovonte rolin e protestave qytetare si shprehje e vullnetit politike,për kauza lokale e rajonale, pa perfshirë partit politike,ndaj të cilave drejtoj akuza të drejtpërdrejta Gani Rashiti ishte më i shprehur për iden e korrigjimit të kufirt mes Serbis dhe Kosovës,dhe mbështeste hapur iden që në opinion,është paraqitur dhe propozuar nga Presidenti Thaci.
Valon Arifi,gjatë gjithë kohës ka qenë i përmbajtur për iden e korrigjimit të kufijeve,deri sa është shprehur kategorisht kundër krijimit të shteteve etnike në Ballkan./presheva.com/

PËRGJIGJU