Dr.Roza Allabashi, shkencëtarja shqiptare në kiminë e ujit

0

 

Po vazhdojnë sukseset e shqiptarëve në fusha të ndryshme edhe jashtë vendit, ata po integrohen dhe po arrijnë të jenë mjaft të aftë në punën që bëjnë, shkruan albinfo.ch.

Këtë sukses e ka arritur edhe Dr. Roza Allabashi, e cila është shkencëtare shqiptare në kiminë e ujit. Doktor shkencash teknike në kiminë analitike, ajo gjithashtu jep kontributin e saj si shkencëtare në Institutin për Inxhinierinë Sanitare dhe Kontrollin e Ndotjes së Ujërave në Austri.

Përveq kësaj, ajo është gjithashtu edhe bashkëpunëtore shkencore e Universitetit të Teknologjisë në Vjenë.

 Shkencëtarja shqiptare është renditur edhe në faqen Intellectual Brand Albania, si vlerë e brendit kombëtar, në prezantimin e së cilës kjo faqe ka bashkangjitur edhe dy thënie:

“Shumë vende nuk kanë fat që të jenë ekonomikisht të pasura, por pothuajse të gjithë janë të pasur me pasuri të patrupëzuara: pothuajse çdo vend në tokë posedon një larmi të madhe të kapitalit kulturor, historik, gjeografik, njerëzor dhe intelektual”. (Simon Anholt)

“E ardhmja e kombit tonë pa dijeninë, përvojën dhe kapitalin intelektual të diasporës, do të jetë si një pikturë pa sfond”. (Andrea Papa)

PËRGJIGJU