Mali, të paktën 134 të vdekur nga sulmi

0

 

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres kërkoi nisjen urgjente të hetimeve dhe kapjen e autorëve të sulmit të së shtunës.

Në sulmin e kryer të shtunën në fshatin e grupit etnik Fulani në rajonin Mopti të Malit, u vranë 134 persona.

Mediat lokale raportojnë se si sulmuesit e veshur si gjuetarë Donzo kryer sulmin në fshatin Ogossagou, në të cilin 55 persona u plagosën.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres dhe udhëheqësi i Unionit Afrikan Moussa Faki Mahamat lëshuan një mesazh në të cilin dënojnë sulmin.

Guterres në mesazhin e tij tha se gjatë sulmit pësuan gratë dhe fëmijët dhe kërkuan nga Mali që urgjentisht të nisë hetimet dhe t’i nxjerrë autorët para drejtësisë.

Faki Mahamat në rrjetin social Twitter shkroi se ishte i tronditur nga masakra në rajonin Mopti.

“Unë e dënoj këtë akt mizor”, shkroi Mahamat.

Pjesëtarët e grupit Donzo akuzojnë pjesëtarët e grupit Fulani për mbështetjen e militantëve të lidhur me grupe terroriste në veri të vendit.

Grupi etnik Fulani, i cili jeton kryesisht në pjesët qendrore të Malit, për shkak të akteve terroriste në rajon gjatë viteve të fundit, janë objekt i sulmeve.

PËRGJIGJU