Kompjuterët Apple iMac rifreskohen me procesorë të ri

0

 

Apple ka përditësuar kohët e fundit modelet e saj të iMac Pro, duke i lejuar përdoruesit të shtojnë deri në 256 GB RAM.

Për ata që nuk e shohin nevojën për modelet e iMac Pro dhe vetëm duan rifreskimin e iMac, Apple gjithashtu ka ruajtur përmirësimet për këto pajisje.

Përditësimi do të fokusohet më shumë në procesorë dhe nuk përfshin ridizajnimin e veçorive. Apple iMac do të vazhdojë të shikojë dhe të funksionojë si paraardhësit e tij, por do të ketë përmirësime në fushën e përpunuesve, të cilat tani vijnë në formën e gjeneratës së nëntë të Intel.

iMac prej 21.5 inç do të zbatojë tani procesorët e nëntë core Intel me gjashtë bërthama, ndërsa iMac 27 inç do të përdorin të njëjtët procesorë, por do të kenë modele me deri në tetë bërthama, të cilat sipas Apple, e bëjnë kompjuterin 2.4 herë më të shpejtë, transmeton KosovaPress.

Modelet e përditësuara të iMac gjithashtu marrin kartat grafike AMD Radeon Pro Vega.

PËRGJIGJU