Kryeziu tregon nëse është i gatshëm për ndeshjen me Bullgarinë

0

 

Hekuran Kryeziu nuk u aktivizua në ndeshjen miqësore kundër Danimarkës, për shkak të lëndimit.

Është përfolur shumë nëse ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen jashtëzakonisht të rëndësishme të Kombëtares kundër Bullgarisë, të hënën, më 25 mars, shkruan Insporti.

Ai është pyetur në konferencën e stome për shtyp nëse do të aktivizohet kundër bullgarëve.

“Siç e patë edhe dje, kam stërvit me skuadrën, e kam kompletu stërvitjen, dhe nëse gjërat shkojnë si sot, besoj se do të jem në dispozicion për ndeshjen e ardhshme”, tha Kryeziu.

PËRGJIGJU