“Dardanët” rrugëtimin për Evropian e nisin me barazim

0

 

Kombëtarja e Kosovës në futboll, i ka nisur me barazim kualifikueset për Evropianin 2020, duke luajtur baras 1-1 me Bullgarinë.

Kosova dhe Bullgaria u përballen në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të eliminatorëve për EURO 2020.

Në një atmosferë fantastike të krijuara nga “Dardanët”, djemtë e Kombëtares sonë, bën paraqitje mjaft të mirë, edhe pse nuk ia dolën që të marrin pikët e plota në duel me bullgarët, raporton RTKlive.

Kosova në pjesën e parë, krijoj tri raste mjaft të mira përmes Milot Rashicës dhe Vedat Muriqit, por tentimet e tyre nuk rezultuan me gol. Ndërkaq, bullgarët ia dolën që në finish të pjesës së parë më anë te Bozhikov (39’), kaluan në epërsi prej 0-1, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Lojë tejet dinamike është zhvilluar në pjesën e dytë, ku futbollistët e Kosovës bën presion të madh drejt portës së bullgarëve, duke kërkuar golin e barazimit, i cili erdhi përmes Arbër Zenelit (61’), i cili realizoi një supergol, duke ndezur atmosferën në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Skuadra jonë, pati edhe disa raste jashtëzakonisht të mira në fraksionin e dytë, madje, Muriqi qëlloi edhe shtyllën transvezale, derisa raste të mira pati edhe Rashica, goditja e të cilit u dëbua.

Përfundimisht Kosova dhe Bullgaria ndajnë pikët, duke luajtur baras 1-1. Kosova më këtë barazim renditet e treta në Grupin A, ku kryeson Anglia me 6 pikë pas fitores në udhëtim tek Mali i Zi.

 

PËRGJIGJU