Sami Salihu: Asnjëherë nuk guxojmë të humbim aftësinë për të rezistuar në Luginë

0

 

Asnjëherë nuk guxojmë të humbim aftësinë për të rezistuar në Luginë të Preshevës me që të jesh shqiptarë në këto troje nuk është çështje e lehtë, ka thënë kështu në një intervistë për edicionin informativ në studion e televizinit Vizion Plus në Tiranë, kryetari i kuvendit, Sami Salihu.

Përpjekjet serioze të shqiptarëve të Luginës së Preshevës për bashkangjitje me Kosovë janë kategorizuar në tri etapa, duke filluar me Referendumin e 1 dhe 2 marsit, Luftën e UÇPMB-së dhe tani përpjekja e fundit e dalë nga presidenti Thaçi. Salihu në deklaratën e tijë ka uruar që kjo të jetë përpjekje përfundimtare dhe finale për bashkangjitje me Kosovë./presheva.com/

PËRGJIGJU