Tusk: Britania e Madhe e mirëseardhur në zgjedhje evropiane

0

 

Presidenti i Këshillit të Evropës Donald Tusk ka thënë se BE do të duhej ta presë me mirëseardhje pjesëmarrjen e Britanisë së Madhe në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, edhe pse Britania e Madhe po përgatitet të del nga Bashkimi Evropian.

Duke folur për protestat në Londër dhe peticionet e grupeve pro evropiane në Britani të Madhe, Tusk para parlamentit Evropian ka thënë se britanikët pro evropianë “ndoshta ndiejnë se nuk janë të përfaqësuar mjaftueshëm në parlamentin britanik, por se duhet të ndiejnë se janë të përfaqësuar në këtë dhomë”.

“Për shkak se ata janë evropianë”, ka thënë Tusk.

Sipas fjalëve të tij, “është i papranueshëm” mendimi i disave, se Britania e Madhe nuk duhet të ketë pjesëmarrje në punët e BE për shkak se po përgatitet për dalje.

“Nuk mund t’i tradhtoni gjashtë milionë njerëz të cilët e kanë nënshkruar peticionin për tërheqje të nenit 50, një milion njerëz të cilët kanë demonstruar për referendum të ri dhe shumicën gjithnjë e më të madhe e cila dëshiron të mbetet në BE”, ka deklaruar Tusk.

PËRGJIGJU