Rita Ora nuk e harron Kosovën, rikthehet në vendlindje me një surprizë

0

 

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka bashkëpunuar me brendin e modës “Escada” për të ndihmuar gratë në Kosovë.

Rita dhe “Escada” kanë krijuar një çantë të veçantë në formë zemre, e cila ka debutuar sot dhe do të kushtojë 1195 dollarë nëpër dyqanet e Escadas.

Brendi do të dhurojë 15 euro nga çdo çantë që do shitet për organizatën humanitare “Women for Women International” që ka synim të ndihmojë gratë viktima të luftës për të rikrijuar jetët e tyre,

Donacionet do të shkojnë për nismën e Orës që të ndihmojë viktimat e dhunës seksuale në Kosovë.

Rita Ora ishte largua nga Kosova në moshën njëvjeçare, ndërsa ka thënë se ka lidhje të forta me vendlindjen.

“Kthehem sa më shpesh që mundem, është një vend shumë i rëndësishëm për mua”, ka thënë ajo që vjet më parë u shpall ambasadore e vendit nga ish-presidentja Atifete Jahjaga.

“Isha e nderuar vjet më parë me këtë titull nga ish-presidentja Atifete Jahjaga”, ka thënë ajo duke shtuar se do të kthehet në Kosovë në muajin prill për disa aksione humanitare me UNICEF-in.

PËRGJIGJU