Albatrit Maliqi nga fshati Konçul përfundoi me sukses maksimal studimet postuniversitare në Munchen

0

 

Albatrit Maliqi, djali i humanistit të madh Lulzim Maliqi nga fshati Konçul i Komunës së Bujanocit në këtë muaj përfundoi me sukses maksimal studimet postuniversitare në University of Applied Sciences in Munchen.

Nga muaji prill i këtij viti do të punoj si inxhinier i ndërtimtarisë në Komunën e Munchenit.

Albatriti Maliqi shkollën fillore, klasën e parë dhe të dytën i ka përfunduar në Konçul, ndërsa deri në klasën e 7 mësimet i ka ndjekur në Prishtinë, në shkollën “Pjetër Bogdani”.

Pas Prishtinës, Albatrit Maliqi mësimet i vazhdoi në Munchen.

Në vitin 2010 u regjistrua në shkollën e mesme teknike në Munchen dhe e përfundoi me sukses të lartë.

Pas përfundimit të shkollës së mesme Albatriti vazhdoi studimet universitare në University of Applied Sciences in Munchen.

Studimet i përfundoi në vitin 2016, dhe mori titullin inxhinier i ndërtimtarisë.

Në vitin 2017, Albatriti regjistroi studimet postuniversitare në të njëjtin fakultet dhe drejtim, në këtë muaj Albatriti përfundoi dhe studimet postuniversitare me sukses maksimal.

PËRGJIGJU