“France Football”, Messi futbollisti më i paguar në planet

0

 

Prestigjiozja e përjavshme franceze “France Football”, bën llogaritë e të ardhurave të “yjeve” të futbollit për këtë sezon futbollistik.

Në këtë klasifikim të veçantë, listohen 5 lojtarët me përfitimet më të larta financiare, ku përfshihen pagat, premiot por edhe të ardhurat nga reklamat apo kontrata të ndryshme me kompaninë të mëdha.

Në majë të listës qëndron Lionel Messi, i ndjekur në distanncë të ndjeshme nga Cristiano Ronaldo. I treti në listë është një tjetër “yll” i futbollit, braziliani Neymar, ndërsa e mbyllën 5-shen më të paguar Antoine Griezmann dhe Gareth Bale.

Futbollistët më të paguar:

1 – Lionel Messi (Barcelona): 130 milionë euro.

2 – Cristiano Ronaldo (Juventus): 113 milionë euro.

3 – Neymar (PSG): 91.5 milionë euro.

4 – Antoine Griezmann (Atlético Madrid): 44 milionë euro.

5 – Gareth Bale (Real Madrid): 40.2 milionë euro.

Sa u përket trajnerëve, kryeson Diego Simeone i Atleticos së Madridit, ndërsa në vend të dytë dhe të tretë janë çuditërisht dy trajnerë të shkarkuar, Jose Mourinho dhe Tierry Henry, por që kanë përfituar shumë të majme nga prishja e kontratës rrespektivisht me Manchester United dhe Monaco. E Mbyllin 5-shen me të ardhura më të lartë Pep Guardiola dhe Ernesto Valverde.

Trajnerët më të paguar:

Simeone (Atletico Madrid): 41 milionë euro

Mourinho (ish-trajner i Manchester United): 31 milionë euro

Henry (ish-trajner i Monacos): 25.5 milionë euro

Guardiola (Manchester City): 24 milionë euro

Valverde (Barcelona): 23 milionë euro

PËRGJIGJU