Kamenicë: Shënohet “Dita Botërore e Autizmit”

0

 

Koordinatorja e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut (NJKDNJ) Nazmije Demolli-Kastrati bashkë me psikologen Afërdita Klaiqi dhe u.d Drejtoreshën e Arsimit Mirhane Morina sot mbajtën një takim në kuadër të 2 prillit “Ditës Botërore të Autizmit”.

Qëllimi i këtij takimi ka qenë rritja e ndërgjegjësimit të popullatës rreth këtij çrregullimi bioneurologjik të trurit dhe edukimin e njerëzve rreth çrregullimit të spektrit të autizmit.

Psikologia Afërdita Klaiqi tha se prindërit duhet t’u japin këshilla kryesore fëmijëve të tyre dhe t’u kushtojnë vëmendje më shumë fëmijëve me autizëm.

“Flisni me fëmijët e juaj më shpesh, ndërveprimi njërëzor është më i rëndësishëm tek fëmijët me autizëm, sepse ky ndërveprim ndihmon në zhvillimin e trurit”, u shpreh ajo.

Ndërkaq, gjatë këtij aktiviteti mesazh të fort dhe emocionues është paraqitur përmes një video, ku janë shfaqur simptomat kryesore të autizmit.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të institucioneve komunale, OJQ-t, psikolog, mësimdhënës dhe nxënës./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU