Kosova ngjitet tri pozita në renditjen e FIFA-s

0

 

Shtëpia më e madhe e futbollit, FIFA ka publikuar ranglistën e re të përgjithshme të Kombëtareve. Përfaqësuesja e Kosovës nga vendi i 130-të ka kaluar në vendin e 127-të.

Dardanët tani renditen në pozitën e 127-të me 1124 pikë. Ndërkaq, sa i përket “Top 10” të FIFA-s nuk ka pasur ndryshime të mëdha. Belgjika vazhdon të kryesojë, e ndjekur nga Franca e Brazili, derisa pasojnë Anglia, Kroacia, Uruguai, Portugalia, Zvicra, Spanja dhe Danimarka.

PËRGJIGJU