Gjermania mirëpret kërkesën që shqipja të futet në listën e gjuhëve për testimin e patentës

0

 

Ambasadori i Shqipërisë në Gjermani, Artur Kuko, dhe ai i Kosovës, Beqë Cufaj janë takuar me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Tregtisë dhe Infrastrukturës Digjitale në Gjermani, Guido Beermann.

Me këtë rast, ata kanë dorëzuar kërkesën që gjuha shqipe të futet në listën e gjuhëve për testimin dhe provimin e patent shoferit në Gjermani, shkruan albinfo.ch.

Ata kanë bërë të ditur që kërkesa e tyre është mirëpritur nga shteti gjerman.

“Të dy ambasadorët dorëzuan kërkesën zyrtare, në të cilën kërkohet që gjuha shqipe të përfshihet në listën e gjuhëve për testimin për provimin e patentës në Gjermani. Sekretari i Shtetit Beerman e mirëpriti iniciativën dhe siguroi për shqyrtimin e kërkesës. Ky propozim bëhet për të arritur në një zgjidhje të përkohshme derisa të mbarojë procesi i njohjes reciproke të patentave për të cilën Sekretari i Shtetit Beerman i siguroi te dy Ambasadorët që referatet përkatëse janë duke punuar në drejtim të procesit të njohjes së lejeve te drejtimit me shtetet e Shqipërisë dhe Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Shqipërisë në Gjermani, përcjell albinfo.ch.

PËRGJIGJU