Haxhi Krasniqi mëson kundërshtarin e radhës

0

 

Haxhi Krasniqi do të mundohet të mbrojë titullin e kampionit evropian më 11 maj në duel me boksierin gjerman, Stefan Hartel Haxhi Krasniqi e ka mësuar emrin e kundërshtarit të radhës.

Boksieri kosovar do të rikthehet në ring më 11 maj të këtij viti, në meçin e parë për vitin 2019. Junikasi e mbylli vitin 2018 si kampion evropian dhe këtë vit do të mundohet ta mbrojë këtë titull dhe më pas ta synojë titullin e kampionit botëror, e cila është një ëndërr e tij e kamotshme, shkruan Express. Boksieri me nënshtetësi gjermane ka njoftuar përmes rrjeteve sociale për meçin e radhës. “Robin Krasniqi më 11 maj do të ndeshet me gjermanin Stefan Hartel, i cili si kundërshtar ishte i papararë për duelin e kaluar, por atëherë ishte tërhequr. Për Krasniqin është kjo mbrojtja e dytë e titullit të më të mirit të Evropës dhe dueli numër 55. Ky duel do të mbahet në ‘Stadthalle’ të qytetit gjerman, Magdeburg”, ka njoftuar grupi zyrtar i boksierit kosovar në Facebook. Krasniqi i ka nisur përgatitjet intensive për këtë meç disa muaj më parë dhe është i gatshëm për ta mposhtur boksierin gjerman.

PËRGJIGJU