7.6 C
Gjilani
Thursday, July 18, 2019
VIDEO- Bizneset amerikane të interesuara për investime në Kosovë

VIDEO- Bizneset amerikane të interesuara për investime në Kosovë

0

 

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë(OEAK), Arian Zeka, tha se duke u bazuar në statistikat e ASK-së, shihet në se ka një zvogëlim të vendeve të punës në Kosovë në fund të vitit 2018, krahasuar më një vit paraprak.

“Anketa nuk i referohet ndonjë sektori, por në përgjithësi për zvogëlim të vendeve të punës. Referuar atyre statistikave ka një zvogëlim prej 10 mijë vendeve të punës, në krahasim më nj vit paraprak”, tha ai sonte në emisionin “STRIKE”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK3).

Zeka vlerësoi se ka edhe një rënie të fuqisë aktive punëtore në bazë të anketës së ASK-së. “Ka një zvogëlim të fuqisë aktive të atyre që janë të kërkim të një vendi të punës”, tha ai.

Zvogëlimi i popullsisë në Kosovë do të jetë problem

Sipas tij edhe zvogëlimi i popullsisë në Kosovë do të jetë problem. “Për 10 vite ka zvogëlim të popullsisë dhe është më e larta në rajon”, tha ai. Zeka vlerësoi se rinia është aseti më i rëndësishme për investitorët, por nëse ndodh ikja atëherë është gjë negative për Kosovën.

Bizneset amerikane të interesuara për investime në Kosovë

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë(OEAK), tha se edhe bizneset duhet të marrin masa.

“Edhe ata duhet të marrin masa, të përmirësojnë kushtet e punës”, tha ia. Edhe rritja e pagave në sektorin publik, sipas Zekës ka krijuar problem për bizneset private.

“Nuk kemi qenë në gjendje të krijojmë vende të reja të punës, pa investime të huaja direkte nuk do të kemi rritje ekonomike të qëndrueshme”, tha ai.

Pa investime të huaja s’do të kemi rritje ekonomike

Edhe raportet për Kosovën, që shpesh kanë qenë pozitive, nuk kanë sjellë investime. “Është dashur të përcillen edhe me masa të tjera. Në kemi kërkuar që të ketë edhe politika më të mira fiskale, këtë e kemi bërë për disa vite”, deklaroi ai.

Zeka ka përmendur edhe disa vendime që kanë të bëjnë me lirime të lëndës së parë për bizneset që veprojnë në Kosovë. “Politika më të mira fiskale, kanë ndodhur në vitin 2015”, tha ai. Sipas tij MSA ka rritur presionin konkurrues tek bizneset e Kosovës.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë(OEAK), bëri me dije se ka interesim të bizneseve amerikane që duan të sjellin kapitalin në Kosovë.

“Më parë ka pasur më shumë, por është rritur numri i kompanive amerikane që ofrojnë shërbime”, tha ai.

Për më shumë ndiqeni emisionin “STRIKE”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK3).

PËRGJIGJU

-->