Kastrati pret në takim kreun e Federatës së Badminitonit të Kosovës

0

 

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati bashkë më drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Arijanit Ibrahimi, kanë pritur në takim kreun e Federatës së Badmintonit të Kosovës Jeton Nebiu dhe përfaqësuesit e klubit të badmintonit “Arbëria”.

Në këtë takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen dhe angazhimin e të rinjëve dhe fëmijëve në këtë sport.

Kryetari Kastrati tha se loja e dytë e garave nacionale të Badmintonit do të mbahet në Kamenicë dhe se është krenarë me sportistët e Kamenicës./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU