‘Specialisti rus’, ambasadori i ri i Rusisë në Serbi që ka për qëllim Kosovën

0

 

Rusia do të sjell ambasador të ri në Beograd dhe kjo do të ndodh pas 6 vitesh me ambasadorin Aleksandër Chepurin.

Rusia do të sjell ambasador të ri në Beograd dhe kjo do të ndodh pas 6 vitesh me ambasadorin Aleksandër Chepurin.

Bëhet fjalë për Bocan Kharchenko, i cili do të marrë në qershor detyrën e Aleksandër Chepurin dhe sipas mediave serbe, kjo nuk është rastësi, pasi qëllimi i kësaj lëvizje është mbajtja nën kontrollë e Kosovës.

Chepurin, pas 6 vitesh në Serbi do të zëvendësohet nga një diplomat tjetër, po ashtu profesionist, i cili ndryshe njihet edhe si ‘specialisti rus’.

“Harchenko është njeri më i rehatshëm se Chepurin. Jo çuditërisht ai u zgjodh si përfaqësues i Moskës në Beograd, duke marrë parasysh se ai aktualisht është në pushtet në zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe Rusia po përpiqet të mbajë ndikimin në Ballkan. Duke e parë edhe ndikimin e BE-së dhe Amerikës, Rusia nuk do të lejojë që në Serbi të ketë ndonjë diplomat tjetër të klasës së dytë”, thonë burimet diplomatike për mediat serbe.

Ndërsa, analisti politik serb, Dragomir Andjelkoviq tha se Harchenko është diplomat i matur dhe efikas. Ai gjithashtu tha se ambasadori i ri i Rusisë ka për qëllim të konkretizoj interesat e shtetit rus që nuk dëshiron të humbas asgjë në Ballkan.

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Evropiane në Serbi, Suzana Grubješic, vlerëson se Harchenko është një vazhdim i politikës ruse.

Moska gjithmonë ka pasur aspirata ndaj Serbisë dhe gjithmonë ka dërguar diplomatë të fortë në Beograd. Çdo gjë është e lidhur me Kosovën dhe dihet se çdo zgjidhje për këtë çështje duhet të kalojë përmes Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku është Rusia, shkruajnë më tej mediat serbe.

Në kontekstin e ardhjes së ambasadorit të ri, i cili ishte përmendur edhe nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq ku përshkruhet si një diplomat i mprehtë dhe i fortë dhe si ‘specialisti i diplomacisë ruse’.

Harchenko ishte ambasador i Rusisë në Bosnje dhe Hercegovinë nga viti 2009 deri në 2014, anëtar i Aleancës për Zbatimin e Paqes dhe monitoroi marrëveshjen e Dejtonit me përfaqësuesit e SHBA-ve dhe BE-së.

PËRGJIGJU