Superliga e Kosovës vazhdon sot me tri ndeshje interesante

0

 

Dita e shtunë sjellë tri ndeshje në Superligën e Kosovës në futboll.

Superliga e Kosovës vazhdon me ndeshjet e xhiros së 27-të, ku sot në orar për t’u zhvilluar janë tri ndeshje.

Me fillim në ora 15:30, tri skuadrat pretendente për titull zbresin në fushë, për të synuar fitoret.

KF Feronikeli në ‘Rexhep Rexhep’, do të kërkojë fitoren ndaj Ferizajit, të cilët po ashtu kanë nevojë për rezultate.

KF Llapi takohet me Gjilanin, skuadër që barazoi 0-0 në derbin kundër Dritës javën e kaluar.

Ndeshja e tretë e paraparë për sot, është ajo mes Prishtinës dhe Kekut, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Kujtojmë se gjatë ditës së premte është zhvilluar një ndeshje, ku Trepça ’89 ka mposhtur KF Ballkanin.

PËRGJIGJU