Veturat e parkuara cak i vjedhjeve nga hajnat !

0

 

Persona të panjohur kanë thyer xhamin e veturës të një femreje shqiptare, shtetase e Kosovës, në Viti, pas orës 22.00, derisa ajo ndodhej në Qendrën Tregtare “Mediteran”, ka njoftuar togeri Ismet Hashani, zëdhënës i policisë nga rajoni i Gjilanit.

Sipas asaj që thuhet nga policia, vetura ishte e parkuar në parkingun e kësaj Qendre Tregëtare nga e cila është vjedhur një çantë krahu, brenda së cilën kanë qenë 268 CHF dhe 10 €.

Rasti procedohet në njësinë e hetimeve të stacionit policor në Viti.

“Policia e Kosovës në vazhdimësi ka apeluar dhe apelon që në asnjë mënyrë të mos lihen çanta dore apo gjësende tjera me vlerë në ulëset e veturave, në vende të dukshme, sepse, shpesh herë bëhen cak i personave keqbërës nga të cilët edhe ka ndodhur që të jenë kryer një mori “vjedhjesh të rënda” përmes thyerjeve të xhamave të veturave”, ka tërhequr vërejtjen zëdhënësi Hashani./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU