Vazhdojnë aksionet për pastrimin e ambienteve jetësore

0

 

Me moton, “Pastro dhe ruaj”, gjatë ditëve të fundit janë realizuar aktivitete për pastrimin e fshatrave: Binqë, Ballancë, Zhiti, Tërpezë, Sadovinë e Muhaxherëve dhe Sllatinë e Epërme.

Sipas të dhënave nga Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, në aktivitetet e pastrimit që nga data: 14-17 Prill kanë marrë pjesë gjithsej mbi 250 qytetarë vullnetarë.

Aksioneve për pastrimin e ambienteve iu janë bashkangjitur edhe zyrtarë komunal si dhe përfaqësues të LMT-së së KFOR-it në Viti.

Bëhet me dije se nëpër këto lokalitete janë grumbulluar mbi 220 thasë mbeturina./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU