Qemajl Mustafa u zgjodh kryetar i PDK-së Dega në Gjilan

0

 

Delegatët e Kuvendit Zgjedhor të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Dega në Gjilan, kanë zgjedhur, sot, kryetarin e këtij subjekti politik për mandatin katërvjeçar.

Besimi, nga ana e tyre, iu dha Qemajl Mustafës, i cili ka fituar ndaj kundërkandidatit të tij, Flurim Arifi.

Në këtë përballje zgjedhore, për Qemajl Mustafën janë dhënë 197 vota besimi, për Flurim Arifin 80 vota, kurse 7 vota tjera janë shpallur të pavlefshme.

Delegatë e Kuvendit Zgjedhor të PDK-së, Dega në Gjilan, pritet për të zgjedhur edhe Këshillin Drejtues prej 71 anëtarësh si dhe delegatët për Konventën Qendrore të këtij subjekti politik./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU