Komuna e Preshevës përfiton 2.4 milionë dinarë për digjitalizimin e Kuvendit komunal

0

 

Zyrës për zhvillim ekonomik lokal në Preshevë iu është aprovuar projekti për Digjitalizimin e Kuvendit Komunal me vlerë prej 2.424.600,00 dinarë (reth 21,000 euro) nga fondi buxhetor për programin për vetëqeverisje lokale për vitin 2019.

Projekti përfshin furnizimin dhe instalimin e paisjeve elektronike dhe audio-vizuele për mbarëvajtje më efikase, më të avancuar, dhe transaprente të seancave të KK të Preshevës. Meqenëse Kuvendi Komunal në Preshevë posedon infrastrutkurë komode dhe hapësira është e sapo renovuar me mjete vetanake, sistemi i ri i digjitalizuar do të mbështesë menaxhimin elektronik të dokumenteve siç janë vendimet e Kuvendit, pikat e rendit të ditës së seancave, ftesave për seanca, procesverbaleve, etj.

Përveç këtyre përfitimeve për këshilltarët, kuvendi elektronik në të njëjtën kohë mundëson një punë më transparente, të saktë, dhe të përgjegjshme të asamblesë lokale ndaj qytetarëve. Ky sistem do të sigurojë efikasitet më të madh të punës së asamblesë, dhe do të zvogëlojë dukshëm punën e mundimshme në printimin dhe shumëfishimin e materialeve të kuvendit, poashtu do të mundësojë kursimin me rreth 75% të pozicionit të printimit të materialeve të kuvendit, dhe njëkohësisht do të ketë efekt pozitiv në ruajtjen e mjedisit./presheva.com/

PËRGJIGJU