Pas Berishës, Kosova humbet edhe Kryeziun!

0

 

Goditje e rëndë për përfaqësuesen e Kosovës dhe klubin e Zurich. Hekuran Kryeziu ka pësuar një dëmtim shumë të rëndë në ndeshjen e fundit të kampionatit zviceran ndaj Luganos së Sadikut.

Përcaktimi i shkallë së dëmtimit nga analizat e kryera ka evidentuar se mesfushori kosovar ka këputur ligamentin e kryqëzuar. Futbollisti shqiptar u dëmtua në minutat e para të takimit mes Zurich dhe Luganos. Periudha mesatare e riaftësimit për këtë dëmtim është 6 deri në 7 muaj, ndërsa disa raste më të rralla, riaftësimi mund të dojë më shumë se një vit kohë. Mungesa e Kryeziut do të ndihet shumë te skuadra e Zurich dhe te përfaqësuesja e Kosovës. Dardanët do të duhet të zhvillojnë të gjitha ndeshjet e mbetura të kualifikueseve të “Euro 2020” pa mesfushorin. Sikur të mos mjaftonte fakti që Kosova nuk do të ketë në dispozicion Valon Berishën në ndeshjet e muajit qershor tashmë vjen dhe ky dëmtim i papritur i Kryeziut.

PËRGJIGJU