Tryezë e rrumbullakët rreth transparencës në administratën publike

0

 

Organizata jo-qeveritare “DardanaPress”, sot ka organizuar një tryezë të rrumbullakët mbi “Transparencën në administratën publike, shqyrtimi i kërkesave të qytetarëve nga ana e ekzekutivit”, në kuadër të projektit “Aktivizimi qytetar përmes ndërgjegjësimit për proceset vendimmarrëse në Komunën e Kamenicës”.

Qëllimi i organizimit të kësaj tryeze ka qenë diskutimi i sfidave dhe mundësive për rritjen e transparencës në administratën publike si dhe shqyrtimi i kërkesave të qytetarëve drejtuar zyrës së Kryetarit të Komunës dhe Drejtorive Komunale.

Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati tha se transparenca është rregullatori i parë në luftën kundër korrupsionit.

“Qytetaria aktive është e nevojshme në secilin proces dhe çdo kërkesë e tyre është duke u shqyrtuar. Këtu jemi për qytetarët dhe në bashkëpunim me ta, do të mund t’i shtyejmë gjërat përpara”, potencoi ai.

Ai gjithashtu u shpreh se si qeverisje komuna po punon jashtëzakonisht shumë në llogaridhënie dhe përfshirje të qytetarëve në vëndimmarrje./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU