Banorët e BL Norçë me vetë iniciativë po realizojnë projektet që kanë të bëjnë me përmirësimin e standardit jetësorë

0

 

Banorët e BL Norçë me vetë iniciativë po realizojnë projektet që kanë të bëjnë me përmirësimin e standardit jetësorë.

Gjatë kësaj kohe ata me mbështetje të bashkatdhetarëve kanë bërë pastrimin e mbeturinave në parcelën e Vakëfit, pastaj është bërë gërmimi dhe bartja e mbi 50 kamionëve të dheut nga kjo parcelë me qëllim të uljes së nivelit të përgjithshëm të parcelës.

Sipas drejtuesve të kësaj bashkësie lokale dheu i gërmuar është transportuar te parcela e shkollës së fshatit me qëllim të rrafshimit të terrenit të shkollës.

Përveç kësaj projekti ka vazhduar edhe me vendosjen e pllakave të cilat janë dhuruar nga kompania “Saba Bellça”, kurse punët në vendosjen e tyre janë kryer me vetë- kontribut nga bashkëfshatarët tanë thonë për preshevaacom drejtues të BL Norçë./presheva.com/

PËRGJIGJU