Trajneri i Malit të Zi: Sfida me Kosovën do të jetë makth për ne

0

 

Trajneri i Malit të Zi, Ljubisha Tumbakoviq, ka folur për ndeshjen ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës.

“Sfida me Kosovën do të jetë makth për ne. Asnjë nga pesë anëtarët e delegacionit tonë nuk jemi ndjerë mirë kur ishim prezent në hedhjen e shortit. Me të vërtetë kam ankth, ndoshta edhe njerëzit që punojnë më mua”, deklaroi Tumbakoviq për Informer.rs.

Përballja Mali i Zi – Kosovë do të luhet me 7 qershor në Podgoricë me fillim nga ora 20:45, transmeton Alo.

Mali i Zi është dënuar nga UEFA që të luaj pa shikues për shkak të fyerjeve raciste në ndeshjen ndaj Anglisë.

PËRGJIGJU