Punëtori me temën “Plani i Veprimit i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë për periudhën 2019 – 2021”

0

 

Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë (DZHED), sot, ka mbajtur punëtorinë me temën “Plani i Veprimit i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë për periudhën 2019 – 2021”.

Gjatë kësaj punëtorie objektivat specifike që janë trajtuar ishin: Inicimi i procesit të hartimit të strategjisë për zhvillim të qëndrueshëm të turzimit, përpilimi i raporteve të fezibilitetit mbi pasuritë natyrore dhe nëntokësore, identifikimi dhe promovimi i prioritetevedhe potencialeve të Komunës së Kamenicës, DZHED bashkë me diasporën te investoj në zhvillimin socio ekonomik;DZHED të organizoj takime të rregullta me. komunitetin e biznesit, të lehtësoj procesin e themelimit/regjistrimit të bizneseve të reja, dhe të ofroj mbështetje për zgjerimin e kapaciteteve ekzistuesepër sektorin privat.

Në realizimin e kësaj punëtorie, pjesëmarrësit janë ndarë në grupe punuese, gjatë të cilës kanë pasur mundësinë të shfaqin propozime që i adresojnë problemet komunitare, e që i shërbejnë një zhvillimi të qëndrueshëm.

Të pranishëm ishin OJQ-të, zyrtarë komunal, ekspert të organizatës gjermane GIZ, përfaqësues të bizneseve të Komunës së Kamenicës dhe persona të tjerë të fushave përkatëse./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU