Do të aprovohet plani për njohjen e diplomave në nivelin rajonal

0

 

Ministrja e arsimit, shkencës dhe zhvillimit teknologjik të Republikës së Shqipërisë, Besa Shahini shpreson se muaji shtatorë do ti gjejë shqiptarët në Serbi në gjendje më të favorshme meqë sipas sajë përpjekjet dhe përkushtimin e qeverisë shiptare që i ka dhënë këtijë projekti do të mundësojë librat shqip të jenë në duart e shqiptarëve në Luginë.

Për procesin e nostrifikimit të diplomave të rinjtë shqiptarë që kanë diplomuar në universitete të ndryshme do të diskutohet gjerësisht në takimin që do të mbahet në muajin qershorë me qeveritarët serb ka thënë në deklaratën publike ministrija Shahini. Së shpejti do të aprovohet plani për njohjen e diplomave në nivelin rajonal tha ministrja shqiptare për arsim.

Edhe ministri serb për arsim, Mladen Sharçeviq ka konfirmuar para gazetarëve se nga muaji prill kanë filluar të punojnë ekipet profesionale për të zgjidhur këtë problematikë. Ministri i arsimit të Republikës së Serbisë, Mladen Sharçeviq në takimin e përbashkët që kishin me ministren e arsimit, shkencës dhe zhvillimit teknologjik të Republikës së Shqipërisë, Besa Shahin realizuan takim pune në Bujanoc në objektin e fakultetit ekonomik ku ishin të shoqëruar nga kryetari i trupit Koordinues Zoran Stankoviq.

Pas takimit, ata kanë vizituar edhe shkollën fillore “Desanka Maksimoviq” në fshatin Bilaç./presheva.com/

PËRGJIGJU