Familja Bunjaku falënderon ata që ndanë dhembjen për humbjen e Rinorit

0

 

Me rastin e shuarjes tragjike të jetës të djalit dhe nipit tonë, Rinor (Fatmir) Bunjakut, ne, familja e gjerë Bunjaku nga Gjilani falënderojmë të gjithë njerëzit dashamirës që na kanë shprehur ngushëllime. Ka qenë një numër i madh i atyre që në këto ditë shumë të rënda për ne, i kanë qëndruar pranë familjes së pikëlluar.

Fjalët ngushëlluese dhe mbështetja nga çdo aspekt e të gjithëve kanë qenë dhe do të jenë edhe më tutje një dëshmi për solidarizimin e tyre me dhembjen tonë të madhe, për pjesëmarrjen e tyre në këtë dhembje, duke bërë kështu që barra e kësaj dhembjeje aq sa është e mundur, të ndahet me të gjithë.

Në veçanti u jemi mirënjohës atyre që kanë marë pjesë në varrimin e më të dashurit tonë, të premten që shkoi. Në këtë akt të rëndë për ne, krahas nesh ishin të pranishëm jo vetëm familjarë e të njohur tanë por edhe qytetarë zviceranë dhe të tjerë si dhe përfaqësues të politikës nga Kosova, përfshirë këtu kryetarin e Komunës së Gjilanit, z. Lutfi Haziri.

Edhe njëherë ju falënderojmë të gjithëve dhe lutemi bashkë me ju për shpirtin e dlirë të engjëllit tonë, Rinorit.

Në emrin e familjes së gjerë Bunjaku

Flamur Bunjaku

PËRGJIGJU