Rexhbeçaj nënshkruan kontratë të re me Wolfsburgun

0

 

Elvis Rexhbeçaj do të luajë gjatë në Wolfsburg. Futbollisti kosovar e ka vazhduar të hënën kontratën me klubin nga Bundesliga deri në vitin 2023

Elvis Rexhbeçaj e ka lidhur të ardhmen e tij me Wolfsburgun, shkruan Express.

Futbollisti kosovar e ka vazhduar kontratën me klubin gjerman deri më 30 qershor të vitit 2023, ndërsa ajo aktuale ishte valide deri në vitin 2020.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi nga Bundesliga të hënën.

21 vjeçari i ka zhvilluar 27 ndeshje në Bundesliga këtë sezon me ekipin gjerman, ndërsa i ka realizuar dy gola.

“Elvisi është zhvilluar shumë dhe vazhdimisht në vitet e fundit. Ai punon fort, është mjaft i vendosur dhe i interesuar për të mësuar dhe nuk e ka arritur ende limitin e zhvillimit të tij”, ka thënë drejtori sportiv i Wolfsburgut, Marcel Schafer.

I lindur në Kosovë, Rexhbeçaj kishte shkuar në Wolfsburg nga Berlini në moshën 12 vjeçare.

Interesim për mesfushorin kreativ ka shprehur Përfaqësuesja e Kosovës, por ai nuk ka vendosur ende…

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakLetra për poetin e ri
Artikulli tjetërKoka e Millosheviqit

PËRGJIGJU