Kultivimi i arrave – agrobiznes me leverdi ekonomike, tani edhe në Kosovë

0

 

Kur flasim për kultivimin e arrës, duhet të fokusohemi në fidanë të shartuara. Kultivuesit e arrës me fidanë të shartuara do të marrin rendiment për 80 vjet.

Tashmë kjo kulturë po kultivohet në mënyrë të organizuar edhe në Kosovë, dhe si një shembull të një kompanie të suksesshme të fidanëve të arrave kemi zgjedhur të përmendim SH.P.K. “Fidanex” e cila bashkëpunon me kompaninë “Misbell” në Turqi, dhe këtë kulturë e zhvillon në disa vende të botës, përfshirë në Kosovë, përkatësisht në Suharekë.

Në ditët e sotme, me të arriturat në teknologji dhe industrializimin e shpejt, rëndësia e natyrës është rritur dhe “Fidanex” thekson se merr pjesën e saj të përgjegjësisë për të ndihmuar natyrën që të frymojë.

Kompania “Fidanex” është eksperte në shpërndarjen dhe prodhimin e fidanëve të arrës që kultivohen(rriten) në Turqi. Në Krahasim me kompanitë tjera, kjo kompani ka certifikata globale të të gjitha produkteve që i prodhojnë. Kjo kompani ka zgjedhur si slogan një thënie të njohur popullore: “Mbollën të parët – hëngra unë, duhet të mbjellë unë që të hanë të tjerët”.

Hulumtimet janë bërë në SH.P.K. “Fidanex”, përmes pyetësorit dhe bashkëpunimit me punëdhënësit si dhe mundësisë së praktikës që na mundësuan ta shohim nga afër.

Dobitë e arrës

Gjethet, fruti dhe trungu i arrës kanë një përdorim të gjerë në degët e ndryshme të industrisë. Frutat e gjelbra para forcimit të lëvozhgës kanë përdorim në industrinë e barnave dhe ushqimit; gjethet, lëvozhga dhe rrënjët në industrinë e ngjyrave, kurse vaji i arrës në teknologji dhe në art është mjaft i kërkuar dhe i vlerësuar. Po ashtu, bima e arrës është një material bazë që përdoret në mobilieri. Por mbi të gjitha qëllimi bazë i kultivimit të arrës janë materiet ushqyese që përmban ajo. Arra luan një rol të rëndësishëm për shëndetin e njeriut, derisa përmban materie ushqyese të dobishme për organizëm. Për këtë arsye në shtete të jashtme janë bërë shumë punime për përcaktimin e plotë të makro dhe mikro elementeve që përmban ky frut. Nga të gjitha materiet e vlefshme ushqyese që përmban arra, ajo më me rëndësi është yndyra e saj. Arrat përmbajnë 52-70% yndyrë. Jo përqindja e madhe e përmbajtjes së arrës me yndyrë por mënyra e shpërndarjes së acidit yndyror luan rol të veçantë. Arra është e pasur me acide yndyrore dhe prej tyre me së shumti përbëhet nga acidet oleik, linoleik dhe linolenik. Arra e cila duhet të përdoret në dietën e përditshme është e pasur me proteina, hekur, zink, fosfor, magnezium, vitaminë E, vitaminë B dhe me posa (karbohidrate komplekse). Përveç rregullimit të metabolizmit, posa ndihmon në uljen e sheqerit në gjak, rregullimin e tensionit dhe mbrojtjen ndaj sëmundjeve kardiovaskulare.

I vetmi prej frutave që përmban në strukturën e tij argjend është arra. Ndërsa i vetmi organ që ka nevojë për elementin e argjendit është truri. Për mbrojtjen e trurit dhe në veprimtarinë e trurit për të mësuar, argjendi luan rol të veçantë, sepse joni i argjendit përmban veçori antibiotike. Arra është ndër frutat e rralla që përmbajnë Selenium. Ky element për të krijuar enzimet antioksidante (seleno proteinet) lidhet me proteina.

Arra është një lloj fruti me vlera të larta energjetike. Kështu në 100 gr arra vlera e energjisë ushqyese është 700 kalori. Hulumtimet shkencore kanë dëshmuar një lidhje të fortë kundër ushqimeve diabetike dhe riskut të ulët të sëmundjeve kardiologjike dhe kancerit.

Arra parandalon koagulimin e gjakut, zvogëlon riskun e sëmundjeve koronare të zemrës, zvogëlon nivelin trigliceridit dhe kolesterolit, mundëson transmetimin e nervit, jep një energji të lartë, është burim proteinash dhe për arsye të vitaminave, mineraleve dhe izoelementeve që përmban luan rol të rëndësishëm për metabolizmin e njeriut. Produktet që fitohen nga lëvozhga e gjelbër e frutit të arrës përdoren në pastrimin e zorrës së trashë, në largimin e baktereve prej zorrës dhe në funksionimin e rregullt të veshkave. Te arrat e papjekura prezenca e taninit është e madhe. Nëse konsumohet arra e papjekur (duke iu shmangur sasisë së tepërt) pasurohen rrënjët e flokëve dhe forcohen flokët.

A është fitimprurës kultivimi i arrës?

Për çfarëdo kultivimi nëse duhet të analizohet fitimi, atëherë duhet të shqyrtohet jetëgjatësia ekonomike e bimës. Si shembull mund të marrim kultivimin e mollës. Nëse i përshtatet edhe tregut, për një kohë të shkurtër është mjaft fitimprurëse. Që në vitin e dytë, mbulohen shpenzimet e investimit, kurse në vitin e tretë dhe katërt kopshti fillon të jep fitime. Edhe në vitet 10-12 rendimenti vjetor është i madh (6-10 ton/1 dynym) dhe kultivuesit do të kenë fitim të mjaftueshëm.

 

Mirëpo në vitet e mëvonshme, plantacionin me molla duhet zëvendësuar me lloje te tjera sepse fillon të përfundojë jeta ekonomike e plantacionit. E njëjta gjë vlen edhe per llojet e tjera të bimëve që kultivohen në këtë mënyrë. Këto e përfundojnë jetën ekonomike në 20-25 vite dhe më pas ato duhen zëvendësuar me lloje të tjera.

Mirëpo nëse mbjellja bëhet në mënyrë klasike domethënë pa metoda të shartimit atëherë pema do të ketë jetëgjatësi por nuk do të mund të arrihet në rendiment dhe në fitme për kohë të shkurtër. Bimët të kultivuara në mënyrë natyrale nuk kanë një jetëgjatësi më tepër se 40-45 vite, përveç fëstëkut dhe ullinjve me 100 vite, si dhe në një plantacion të rregulluar të arrave deri në 300 – 500 vite jetëgjatësi. Në ditët e sotme krijimi i plantacioneve me fidanë të shartuara të arrave ka mundësuar që në vitet 3-5 të rikthehen investimet e bëra. Fidanët e arrave kanë një sistem rrënjor të fortë dhe kjo i ndihmon që edhe pa sisteme shtrënguese vetë të zhvillohen. Siç edhe kuptohet, krijimi i plantacioneve me fidanë të arrave në krahasim me fidanët e tjerë është edhe më e lehtë edhe me më pak shpenzime.

Pema e cila sjellë fitim që nga rrënja deri te fruti

Çdo gjë që rritet në një pemë frutore dru arre mund të sjellë fitim ekonomik si: lëvorja, degët, dhe mbi të gjitha druri i cili është shumë i shtrenjtë. Lëvorja e arrës përdoret veçanërisht në prodhimin e shkrepëseve, por dhe në prodhimin e materialeve të tjera për të kryer shkëlqimin dhe lëmimin e motorëve. Druri i arrës përdoret gjerësisht në industrinë e prodhimit të mobileve, atë të avionëve dhe automobilave. Çmimi i drurit të arrës mund të arrijë deri në 1500€ m³. Ndërsa në terma afatgjatë vetëm druri i arrës mund të sjellë fitime përafërsisht rreth 450.000 € ha. Nga fruti i arrës prodhohet vaj i cili ka shumë përdorime, duke nisur në ato të industrisë ushqimore, prodhimi i bojës tipografike, etj. Vaji i arrës është një produkt shumë i vlerësuar nga doktorët nutricionistë, duke qenë një burim shumë i pasur në antioksidantë dhe acid elagjik, i cili ndalon në zhvillim e qelizave kancerogjene. Nga arrat jeshile të pa pjekura mirë përgatitet reçel ose liker, “Ata të cilët duhet të vendosin të kultivojnë arrën duhet ta dinë që ka një leverdi ekonomike, por nuk është e thënë që nëse sot investon një euro, të nesërmen do maresh dy.

Arra si dru frutor është një investim afatgjatë , por që me prodhimin e vitit të parë bujqësor ke mbuluar të gjitha shpenzimet e kryera si dhe duke përfshirë dhe çmimin e fidanëve.

Historia e arrës

Është shumë e vështirë të flasësh për origjinën e arrës pasi ende është shumë e debatuar në rrethet e studiuesve. Këtë e vështirëson përhapja dhe kultivimi i saj që në agim të historisë. Gjetjet arkeologjike në jug të Francës, Zvicër dhe Itali tregojnë se evropianët i kanë shijuar frutat e arrës të paktën 8000 vjet më parë, të cilat përbëjnë një fakt, por dhe një enigmë. Në periudhën antike nuk ka të dhëna se arra rritej ose kultivohej në këto vende. Deri tani si vend-origjinë e arrës (J. Regia) mendohet të jetë zona që shtrihet si një rrip i gjerë nga Ballkani deri në faqet e maleve Himalaje, ku rritet në gjendje natyrale. Pyjet më të mëdha me bimë arrash që janë kultivuar në mënyrë natyrale gjenden në Azinë Qendrore.

Në Kontinentin Amerikan, arra evropiane (J. regia, sepse në gjendje natyrale ishte një lloj tjetër arre, J. Nigra), është sjellë nga kolonët e parë spanjollë në shek XVII. Fillimisht nuk pati sukses për shkak të kushteve klimatike-tokësore jo të mira, pasi u mboll në shtetet Masaçuests, Konektikat etj. Në Kaliforni ku gjeti kushte mjaft të mira, në fillim të shekullit XX ajo konkurronte në të ardhurat me agrumet dhe u përhap me shpejtësi nga fermerët vendas. Sot aty prodhohen rreth 99% të nevojave për SHBA-të, ose rreth 1/5 e prodhimit botëror te arrave. Rajonet e rëndësishme për kultivimin e arrave në Evropë ndodhen sot në Francë, Serbi, Greqi, Bullgari, Rumani dhe Hungari, në Azi, në Kinë dhe vendet e Azisë Qendrore, në Amerikën e Veriut në Kaliforni, dhe në Kili në Amerikën e Jugut. Kohët e fundit, kultivimi i saj është përhapur në Zelandën e Re dhe në juglindje të Australisë.

Prodhimi dhe konsumimi i arrës në tregjet botërore

 

PËRGJIGJU