Shaqiri: Përmbysja e Barçës? Kurrë nuk kam përjetuar diçka të tillë!

0

 

Ylli i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri nuk po e beson dot që ekipi i tij është kualifikuar për në finalen e Ligës së Kampionëve.

Futbollisti nga Zhegra kishte një përformancë mjaft të mirë në pjesën e dytë, ku edhe dha një asist në golin e tretë të Wiljandum.

Liverpooli i mohoi kalimin në finale Barcelonës, edhe pse këta të fundit ishin me avantazh prej tre golave nga ndeshja e parë, përcjell lajmi.net.

Shaqiri pas ndeshjes është shprehur jashtëzakonisht i lumtur me fitoren, edhe pse i duket e pabesueshme.

“Është e vështirë të gjesh fjalë pas një ndeshje të tillë. Jam jashtëzakonisht krenar për këtë ekip, çfarë ka arritur. Ne nuk kishim rezultat të mire nga ndeshja e parë, por ne luftuam. Shumë na kishin eliminuar tashmë, por ne besuam në vetvete dhe në lojën tonë. Është e pabesueshme ajo që ndodhi këtu, jam tronditur! Është e pabesueshme që ne arritëm ta bëjmë këtë”, tha Shaqiri për Teleclub.

Një faktor vendimtar në rikthimin e rezultatit, Shaq i sheh tifozët në Anfield: “Ne e dinim se ishim një fuqi e pamposhtur në shtëpi. Me tifozët tanë që i kemi parë se çfarë bëjnë, na ka shtyer shumë për motivimin e kësaj përmbysje’’.

“Ne kishim detyrë për të shënuar gola – dhe e bëmë këtë. Siç thashë, është kaq e vështirë për të gjetur fjalë për këtë ndeshje. Mund të them vetëm se kurrë nuk kam përjetuar diçka të tillë. Kjo është unike, nuk ndodh çdo ditë”, vazhdoi ai, përcjell lajmi.net.

Se kontribuoi me një asist, natyrisht, e bën atë krenar: “Nuk ishte e lehtë për mua në tre muajt e fundit. Unë nuk luaja aq shumë, por gjithmonë prisja shansin tim, dhe stërvisja shumë. Ky është futbolli, ky është një klub i madh, ju duhet të bëni punën tuaj. Kjo është arsyeja pse unë kam bërë një punë të shkëlqyer këtë sezon. Edhe sot, kur isha në fushë. Natyrisht nuk ishte e lehtë të luaja nga fillimi pas tre muajsh, madje edhe më shumë. Por unë u ndjeva mirë dhe kjo është ajo që patë në fushë”.

Shaqiri është për herë të dytë në finalen e Ligës së Kampionëve, pas arriti të triumfonte me Bayernin në vitin 2013: ‘’Patjetër që duam ta fitojmë trofeun. Dua ta bëj për herë të dytë’’.

PËRGJIGJU