Zyrtare, Florent Hadërgjonaj i thotë “PO” Kosovës

0

 

Futbollisti i spikatur, Florent Hadërgjonaj, pjesë e skuadrës së Ligës Premiere të Anglisë, Huddersfield Town, sot, është pajisur me pasaportë të Republikës së Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar FFK në faqen e saj zyrtare.

Në këtë ditë të veçantë për vetë futbollistin, por edhe për Kombëtaren e Kosovës, afër futbollistit ishte edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili e ka uruar Florentin për pajisjen me pasaportë të Kosovës dhe njëherësh e ka përgëzuar dhe falënderuar për vendimin e marrë që kontributin e tij tash e tutje ta japë në fanellën e Kombëtares së Kosovës, e cila është shndërruar në simbol suksesi. Presidenti Ademi, po ashtu ka falënderuar edhe menaxherin e futbollistit, Erdin Shaqirin, që po ashtu kontribuoj në ardhjen e tij në Kombëtaren e Kosovës.
Mbrojtësi 24-vjeçar tashmë është në dispozicion të përzgjedhësit Bernard Challandes dhe pa dyshim do të jetë një armë shumë e fortë në repartin e mbrojtjes për ndeshjet e ardhshme të ciklit kualifikues për Euro 2020.
Florenti deri tash ka luajtur me të gjitha ekipet e grupmoshave të Kombëtares së Zvicrës, por në fund vendosi me zemër që t’i bashkohet ekipit të Dardanëve, fanellë të cilën e ndjenë më shumë dhe aty ku emocionet janë të papërshkrueshme.
Florent Hadërgjonaj në këtë edicion të Ligës Premiere ka luajtur në 24 ndeshje me Huddersfieldin, 19 prej të cilave ka qenë titullar, derisa në fushën e gjelbër i ka kaluar 1840 minuta.

Mirësevjen në folenë Dardane, Florent Hadërgjonaj!
Vazhdojmë me Krenari dhe Përgjegjësi…

PËRGJIGJU