Gjilani dhe Sioux City i ShBA-së, së shpejti formalizojnë binjakëzimin

0

 

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim pune drejtoreshën ekzekutive të Iowa Sister State (Organizatës së Iowas për bashkëpunime dhe binjakëzime) të qyteteve dhe rajoneve, Kassi Baliey dhe konsulli i Republikës së Kosovës në këtë shtet, Xhavit Gashi.

“E falënderoj zonjën Baliey dhe Gashi për vizitën në Gjilan. Tashmë dihet që është miratuar në parim partneriteti i Gjilanit me qytetin kryesor të Iowa, Sioux City. Ky takim i sotëm ka për qëllim zhvillimin e partneritetit dhe tri fushat që ne kemi propozuar janë, bujqësia, agrobiznesi dhe agro industria, studentët e nxënësit e shkollës së Bujqësisë, fakulteti i Bujqësisë e Instituti i Bujqësisë dhe rinia, programi i shkëmbimit të të rinjve”, ka thënë pas takimit kryetari Lutfi Haziri.

Drejtoresha ekzekutive e Iowa Sister State, Kassi Baliey, tha se po e pret me padurim formalizimin e binjakëzimit mes Gjilanit dhe Sioux City.

“Ne jemi këtu për ta mbështetur kryetarin Haziri për partneritetin me Sioux City dhe ne ju falënderojmë për mbështetjen dhe mikpritjen iu ke bërë njerëzve të Ioëa në qytetin tuaj. Mezi presim që ta formalizojmë binjakëzimin mes Gjilanit dhe Sioux City. Besoj shumë që do të ketë përfitime nga ky binjakëzim”, u shpreh Baliey.

Konsulli i Republikës së Kosovës në Iowa, Xhavit Gashi, pasi e falënderoi kryetarin Haziri për pritjen dhe bashkëpunimin, ka pohuar se është i sigurtë që Gjilani dhe Sioux City do të përfitojë shumë nga ky bashkëpunim.

“Faleminderit për mbështetjen që nga fillimi për zhvillimin e këtij partneriteti. Në kuadër të aktiviteteve që i kemi bërë në konsullatë, një fokus i vecantë ka qenë edhe binjakëzimi, ku kemi biseduar së bashku me zonjën Kassi, kemi biseduar me Sioux City që me u bë partner me Gjilanin, të cilët e kanë pranuar menjëherë. Jam i sigurt që Gjilani dhe Sioux City do të përfitojë shumë nga ky bashkëpunim”, theksoi Gashi./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU