Si jetojnë të rinjtë e Preshevës

0

 

Sipas moshës së popullatës, Presheva është një nga vendet më të reja në Serbi. Kur mbarojnë shkollën e mesme, të rinjtë serb dhe shqiptarë studiojnë në qytetet përreth ose jashtë vendit. Por kanë të njetat probleme – me vështirësi punësohen, i mungojnë shumë përmbajtje kulturore dhe shpesh mendojnë të largohen nga vendlindja. Zhvillimi i zonës industriale, investimi në arsim dhe projekte, sipas administratës komunës, do t’i mbajë të rinjtë në Preshevë. Një nga vendet më të frekuentuara ku takohen të rinjtë në Preshevë është qendra tregtare, dhe aty kryesisht janë të punësuar të rinjtë. Njëri nga 80 të punësuarit është Ivica Nastiq. Ai tashmë katër vite  punon në kuzhinë.

“Kam mbaruar për kuzhinier, puna sigurisht se nuk është e lehtë, por nuk është e vështirë për mua sepse e dua këtë punë. Tani për tani jam këtu, për më tutje nuk e di, varet nga puna”, thotë Ivica Nastiq,  kuzhinier. “Ne jemi një kompani familjare, punojmë tri gjenerata. Gjenerata e re mendon, dëshironë të shkojë jasht vendit, sigurisht në Evropë janë kushte më të mira për punë, jetë “, thotë Faton Sulejmani, drejtor i Metal VM” Preshevë.

Pas mbarimit të shkollës së mesme, të rinjtë zgjedhin fakultete në Nish, Beograd, Prishtinë, Tiranë ose kërkojnë punë në industrinë e tregtisë, hotelierisë, ose radhiten në ekonomi. Dega më e kërkuar e ekonomisë është ndërtimi, ku të rinjtë punojnë kryesisht në sezona. Në kompaninë për prodhimin e strukturave metalike dhe kaldajave, punëtorët janë më të moshuar se 50 vjeç, njëri nga të rinjtë është Mentor Ibraimi, shkruan RTS. “Nuk është punë e vështirë, e ndihmojmë njëri-tjetrin, megjithëse është një profesion metalik, njeriu mund të mësohet nëse dëshiron”, thotë Mentor Ibraimi, punonjës.

Pas papunësisë, migrimi i popullsisë është problemi më i madh edhe në Preshevë. Sipas të dhënave të qeverisjes lokale, 13 mijë vetë, ose 25% e popullsisë së përgjithshme, përkohësisht punojnë jashtë vendit. Ringjallja e zone industriale në të cilën tashmë janë dy investitorë e shohin si një mundësi të zhvillimit. “Këto janë mundësitë që ne duam ti realizojmë, mundësitë për të rinjtë shqiptarë dhe të rinj serbë në Preshevë dhe jo vetëm këtu, sepse zhvillimi ynë ekonomik do të ndikojë edhe në Vranjë, Leskoc, Tërgovishtë dhe do të sjellë të rinjtë në punë”, thotë Shpiprim Arifi, Kryetar i komunës së Preshevës.

Struktura e pleqërisë të të punësuarve në administratën komunale ka ndryshuar për tre vitet e mëparshme. Në Administratë janë të punësuar 30 punëtorë nga 20 deri në 25 vjeç. Milan Stoshiq punon në shërbimin e ofiqarisë, ku viteve të fundit është shënuar rritje e regjistrimeve:

“Në vitin 2019, ka pasur 90 regjistrime, që do të thotë se ka fëmijë të regjistruar edhe nga shtetet tjera, dhe fëmijë që janë të lindur në maternitetin e Preshevës”. Vitin e kaluar janë regjistruar 357 fëmijë kurse janë regjistruar 334 kurorëzime në Preshevë. Që nga fillimi i këtij viti, janë kurorëzuar 114 çifte./presheva.com/

PËRGJIGJU