Sërish probleme për Zhegrovën, Baseli me vendim të çuditshëm

0

 

Vazhdojnë problemet për talentin e Kosovës, Edon Zhegrova.

Zhegrova është lënë jashtë skuadrës për derbin e Basel që e luan ndaj Young Boys. Kjo është hera e tretë që talenti nga Prishtina nuk ftohet nga trajneri Marcel Koller.

Baseli e ka të siguruar kualifikimin për në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm, por anësori kosovar është lënë në shtëpi, transmeton lajmi.net.

Zhegrova nuk u ftua as ndaj St.Gallen në muajin shkurt dhe as ndaj Luzern në mars, pasi siç raportohet në mediat zvicerane për shkak të qëndrimeve të tij në stërvitje.

20-vjeçari është i huazuar nga Genk të Basel, me mundësinë e blerjes në fund të sezonit për 1.5 milionë euro.

Ylli kosovar është aktivizuar vetëm 172 minuta në total, por duket se e ardhmja e tij në ekipin zviceran ka përfunduar.

PËRGJIGJU