AKV “Kemajl Azizi” kthehet me tri çmime nga Festivali “Anadrinia Jehon 2019”

0

 

Ansambli i Këngëve dhe Valleve (AKV), “Kemajl Azizi”, po vazhdon me sukses të promovoj kulturën dhe traditat në festivalet e ndryshme që po mbahen brenda dhe jashtë vendit.

Ndërkaq mbrëmë në Festivalin Tradicional Gjithëkombëtar “Anadrinia Jehon 2019” në Denjë të Rahovecit, ky Ansambël mori tri çmime shumë të rëndësishme.

Juria profesionale e këtij Festivali, AKV-në “Kemajl Azizi” e shpërblyer me çmimin për “Kultivimin e traditës muzikore, popullore, qytetare”, me çmimin e “valltares më të mirë” që i takoi Lirika Hazirit, si dhe çmimi për “Lojën më atraktive”.

Programi i Ansamblit vitias, është mirëpritur me duartrokitje të gjata nga spektatorët për origjinalitetin e kultivimit të valles dhe këngës popullore.

Kryetari i Ansamblit, “Kemajl Azizi”, Adnan Zenuni, shprehet i kënaqur me paraqitjen e mbrëmshme të anëtarëve, por njëkohësisht edhe falënderoi institucionet komunale për mbështetje të vazhdueshme që po i bëhet kësaj trupe.

“AKV “Kemajl Azizi” që është edhe Ansambël zyrtar i komunës, po punon me përkushtim për të sjellur risi në repertorin e saj, në mënyrë që në përfaqësimet tjera të komunës së Vitisë, por edhe Kosovës në festivale, të jemi sa më të përgatitur në prezantimin e vlerave tradicionale e burimore shqiptare, jashtë vendit”, ka thënë Zenuni.

Ai, po ashtu, ka bërë të ditur, se kanë marrë ftesa edhe në festivale ndërkombëtare, si: në Austri, Bullgari, Itali, Turqi etj, ndërkohë që do të jenë pjesëmarrës edhe të Festivaleve që mbahen në Shqipëri e Kosovë./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU