Krerët e PVD-së dhe PDSH-s udhëtojnë për në SHBA

0

 

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik Shaip Kamberi dhe Nënkryetarja e PVD-së Ardita Sinani, kanë udhëtuar për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njofton shërbimi për informim i PVD-së, Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të zhvillohen takime të rëndësishme me përfaqësues të Departamentit të Shtetit, Shtëpisë së Bardhë dhe Këshillit Kombëtarë të Sigurisë. Njëkohësisht, gjatë qëndrimit në SHBA, sipas kësaj informate Delegacioni nga Lugina e Preshevës në të cilin merr pjesë edhe kryetari i PDSH-së, Ragmi Mustafa, i cili sipas informative, ndaras ka udhëruar për në SHBA do të takojnë edhe përfaqësuesit e Komisioneve për të Drejtat e njeriut, Komitetit të Helsinkit në Kongresin Amerikan dhe me ish Kongresistë e Senatorë Amerikan. Vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe realizimi i takimeve të shumta me personalitete dhe përfaqësues të ndryshëm të SHBA-së do të jetë mundësi e mirë e diskutimit për Luginën e Preshevës, situatën politike dhe ngecjen e realizimit të plotë të të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. SHBA është dhe do të mbetet faktori kryesorë i ruajtjes, kultivimit dhe avancimit të paqës në botë në përgjithësi e në Ballkanin Perëndimor në veçanti, thuhet në informatën e PVD-së./presheva.com/

PËRGJIGJU